Bekim Sali: Jam krenar që jam pjesë e VLEN-it, asnjë titull i porositur dhe asnjë skenar nga ata që i tremben humbjes së privilegjeve, nuk mund të më largojë nga ky rrugëtim

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka demantuar zërat të përhapura nga mediat e afërta me opozitën se Alternativa ka kërkuar që të ketë kandidatë në Çair ose Tearcë, dhe se në të kundërtën do të largohen nga ky koalicion. Sali këto lajme i quan shpifje dhe tentativa të dëshpëruara për të krijuara përçarje.
“Të gjitha lajmet që qarkullojnë së fundmi janë shpifje dhe tentativa të dëshpëruara për të krijuar përçarje por nuk kalojnë.
VLEN nuk është vetëm një emër politik, është vullneti i mijëra qytetarëve që besojnë në drejtësi, përfaqësim të barabartë dhe dinjitet. Jam krenar që jam pjesë e këtij vizioni dhe do të vazhdoj të kontribuoj me përkushtim dhe përgjegjësi.
Asnjë artikull anonim, asnjë titull i porositur dhe asnjë skenar nga ata që i tremben humbjes së privilegjeve, nuk mund të më largojë nga ky rrugëtim.
VLEN është këtu për të qëndruar. Për të gjithë ata që spekulojnë sot, ua them qartë: shihemi në tetor!
Çairi është VLEN dhe do të mbetet VLEN ,ashtu si shumë komuna të tjera që do t’i bashkohen VLEN-it të fuqishëm për ndryshim.
U bëj thirrje të gjithëve të mos bien pre e dezinformatave. Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përfaqësojmë dhe të realizojmë ndryshimin që e kemi premtuar.
Besimi nuk blihet me shpifje por fitohet me punë, përkushtim dhe ndershmëri.
VLEN dhe do të vlejë deri në fund!”, ka shkruar deputeti Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button