Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua as pas tentimit të 32-të

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as pas tentimit të 32-të.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe këtë seancë e nisi me kërkesën për formimin e komisionit për votimin ne fshehtë, por Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar të japin emrat, me arsyetimin se ka shkelje të rregullores, pasi seanca ka nis me votim të hapur dhe po tentohet të vazhdohet me votim të fshehtë.
Çështja ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – nuk po arrijnë t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar.
Vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë, derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.