Ministri Durmishi prezanton Planin Operativ për Punësim

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, prezantoi sot në Tetovë Planin Operativ për Punësim, një iniciativë që synon të afrojë politikat zhvillimore më pranë qytetarëve dhe të përshpejtojë integrimin e të rinjve dhe të papunëve në tregun e punës. Në një aktivitet të përbashkët me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Selajdin Beluli, ministri theksoi se ky plan është më shumë se një dokument – është një zotim për të ardhmen.

“Nuk flasim vetëm për statistika, por për jetë, për dinjitet. Plani synon të krijojë më shumë vende pune, të ofrojë trajnim dhe mbështetje për të papunët dhe të nxisë partneritete me bizneset për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Durmishi, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së të rinjve në vend dhe garantimit të sigurisë ekonomike për familjet.

Plani Operativ për Punësim shihet si një hap konkret drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar ka mundësinë të kontribuojë dhe të përparojë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button