Mickoski: Po presim nga Bullgaria përgjigje për takim

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Maqedonia e Veriut po komunikon me Komisionin Evropian për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por presin përgjigje nga Sofja për një takim të mundshëm midis përfaqësuesve zyrtarë të dy vendeve.

“Kemi komunikuar me zyrën e Komisionit Evropian (KE) si dje ashtu edhe sot. Ende nuk kemi asnjë përgjigje. Ka një datë të propozuar, le të presim që pala bullgare të komentojë”, tha Mickoski.

Kryeministri më parë deklaroi se presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta ka iniciuar një takim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Sipas deklaratave të mëparshme, ai do të zhvillohej në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë më 24 dhe 25 qershor. Nga pala maqedonase, përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa nga pala bullgare është e sigurt se do të jetë kryeministri Rosen Zheljazkov, megjithëse pritjet ishin se do të ishte presidenti Rumen Radev.

Siljanovska-Davkova tha dje (13 qershor) se, ndonëse është rregull të takohet me homologun e saj, nuk është problem të flasë edhe me kryeministrin bullgar Rosen Zheljazkov në Samitin e NATO-s në Hagë, duke qenë se është konfirmuar se homologu i saj bullgar nuk do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button