Origjina e pronës së Hagia Sophia-s: Si u ble nga Mehmet Fatihu!

Kur pak vite më parë Hagia Sophia do rikthehej në xhami, pas dekadash muze, pati shumë reagime mbi këtë akt erdoganist, sidomos nga Greqia fqinje, e cila e sheh ende ish-katedralen kult të botës ortodoks-bizantine si të ishte e saj.

Ky objekt kult i një perandorie të rrëzuar pas marrjes së Konstandinopojës nga osmanët, ndodhur më 29 maj 1453, u ble prej këtyre të fundit; më saktë, u ble nga njeriu që udhëhoqi fitoren historike: Mehmet Fatihu.

Ja ç’shkruan për këtë fakt studiuesi Eriald Shkreli, duke publikuar në Facebook dhe dokumentin përkatës që tregon blerjen e katedrales së famshme nga njeriu që do e shndërronte atë në xhaminë e Kostandinopojën ortodokse në Stambollin musliman. Sigurisht, pa derdhur asnjë pikë gjak të pafajshmish.

Shkruan studiuesi Eriald Shkreli:

Origjina e pronës

Gjëja që na ka tërhequr më shumë vëmendjen është çështja e Aja Sofisë – vakëfi i krijuar nga Sulltan Mehmeti i Dytë (Mehmet el-Fatihu), i cili e bleu kishën me pasurinë e tij personale dhe e la si vakëf për hir të Allahut të Madhëruar. Ai e regjistroi dhe e bëri tapinë e saj në emër të vakëfit të krijuar prej tij.

Për ata që nuk e dinë: Sulltan Mehmeti i Dytë, i njohur si Mehmet El-Fatih, ishte një burrë shteti largpamës dhe i mençur, gjë për të cilën dëshmon historia dhe madje edhe armiqtë e tij.

Pasi çliroi Kostandinopojën, ai nuk ia mori me forcë Aja Sofinë, por e bleu nga pasuria e tij personale, pa përfshirë pasurinë shtetërore apo Bejtul-Malin. Kjo blerje u bë në mënyrë të dokumentuar dhe të qartë.

Pas blerjes, ai e la ndërtesën vakëf (pronë bamirësie) për Allahun, duke hequr dorë nga çdo pronësi personale, dhe e regjistroi atë me tapi zyrtare si vakëf, duke dëshmuar: ‘E kam bërë atë vakëf për hir të Allahut të Madhëruar. Ajo nuk mund të shitet, të trashëgohet apo të dhurohet.’

Më 10 korrik 2020, Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë shfuqizoi vendimin e vitit 1934, me të cilin Aja Sofia ishte kthyer nga xhami në muze nga qeveria e atëhershme turke. Pas këtij vendimi gjyqësor, me një dekret presidencial, Aja Sofia u rikthye zyrtarisht në statusin e saj si xhami dhe administrimi i saj iu kalua Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet-i İşleri Başkanlığı).

Pas verifikimit të 27 mijë dokumenteve në arkivat osmane, u zbulua dokumentacioni origjinal i tapisë, ku shfaqet qartë: pronësia private dhe kalimi i saj në vakëf nga vetë Fatihu.

Me këtë rast, trashëgimtarët ligjorë të këtij vakëfi kërkuan që prona të përdoret sipas qëllimit origjinal – pra, si xhami, ashtu siç e la vetë Sulltani nga dita e parë.

Veçanërisht domethënëse është mënyra se si është shënuar emri në tapi: ‘Ebul-Fet’h, Sulltan Mehmeti’, si themeltar dhe vakëf-bërës i xhamisë së Aja Sofisë.

‘Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Kjo është ajo që zotëron Sulltan Mehmed II Han (El-Fatih) biri i Sulltan Murad II Hanit.

Unë e kam blerë Kishën e Aja Sofisë me pasurinë time personale.

E kam bërë atë vakëf (pronë bamirësie) për hir të Allahut të Madhëruar.

Ajo nuk mund të shitet, nuk mund të trashëgohet dhe nuk mund të dhurohet.

Dëshmoj në Allahun e Madhëruar, engjëjt e Tij dhe të gjithë myslimanët për këtë.

Kushdo që e ndryshon ose e tjetërson këtë vendim, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.

Dhe Allahu është dëshmitari më i mirë’.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button