Detaje nga masakra brenda shkollës në Austri/ Autori një 21-vjeçar, me dy armë u mori jetën nëntë personave

Nëntë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri brenda një shkolle në qytetin Graz të Austrisë. Mes viktimave është edhe autori i maskarës, një 21-vjeçar i cili u gjet i vetëvrarë në një nga banjot e shkollës.
I riu dyshohet se hyri në dy klasa në shkollën e mesme austriake me dy armë, një psitoletë dhe një pushkë gjuetie. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se nuk kishte se autori bleu njërën prej armëve, pak para sulmit.
Gazeta gjermane Bild raporton se mes viktimave janë katër vajza 10-vjeçare të klasës së pestë dhe tre djem 13-vjeçarë të klasës së tetë.
Ndërkohë 28 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital. Jakat e bardha raportojnë se të paktën katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Disa të tjerë janë qëlluar në kokë.
Autori bëhet e ditur se ishte nxënës në Borg dhe, siç raportohet nga “Kronen Zeitung”, e konsideronte veten viktimë të ngacmimit.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).