Dauti në vend të Kabës zv.drejtor në Doganën e Maqedonisë

Ndryshime në Drejtorinë e Doganës. Sipas informacioneve, tani ky dikaster do t’i takojë LD-së së Izet Mexhitit, pas dorëheqjes së Garib Kabës.
Siç mësohet, në postin e zv/drejtorit do të emërohet Mustafa Dauti, ndërsa kjo do të ndodhë në seancën e sotme të Qeverisë.
Përpos këtij ndryshime në seancën e sotme priten edhe ndyrshime tjera kadrovike.