A do të bëhet Fatime Fetai kryeprokurore e shtetit?

Në konkursin për pasardhësin e Lubomir Joveskit në pozitën e prokurorit publik shtetëror janë paraqitur tre kandidatë.
Interesim kanë shprehur Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë e Shkupit, Lidia Raiçeviq nga Prokuroria Publike në Shkup si dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Republikane.
“Në situatë kur besimi në gjyqësi është në nivelin më të ulët, ndërsa arsyet për këtë mund të tejkalohen, e shoh si sfidë të jem në krye të Prokurorisë Publik”, tha Fetai.
Pritet që Qeveria t’i dërgojë emrat e kandidatëve në Këshillin e Prokurorëve Publik, pas çka pritet mendimi pozitiv ose negativ për ta. Pas kalimit të këtij filtri, Qeveria do t’i propozojë Kuvendit një nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli.
Prokurorin publik e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtë vjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Mandati i prokurorit aktual Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor të këtij viti.



