Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, shoqërohet nga RENEA, masa të forta sigurie në kryeqytet

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë, në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë.
Ekipi është shoqëruar me masa të rrepta sigurie nga aeroporti i Rinasit drejt një hoteli pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”, duke shmangur qëndrimin në qendër të kryeqytetit.
Përforcime policore janë vendosur përgjatë itinerarit dhe perimetrit të hotelit ku janë akomoduar futbollistët dhe stafi teknik i Serbisë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në ditët në vijim.



