Izet Mexhiti: O Ali Ahmeti, Çairi t’i fiki dritat!

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj festimeve të BDI-së në komunën e Çairit, duke e cilësuar organizimin si një përpjekje të dështuar për të maskuar krizën politike dhe zhgënjimin qytetar.

Përmes një postimi të fuqishëm në rrjetet sociale, Mexhiti ironizoi me moton “Çairi t’i fik dritat!”, duke lënë të kuptohet se përkundër mobilizimit dhe skenarëve të menduar, festa e BDI-së në Çair nuk pati efektin e dëshiruar.

“Kriza e bërllogut, senzacionalizmi me ndërtimet, bashkëpunimi i heshtur me Danellën dhe Apasievin, të gjitha ishin një skenar për të shpëtuar një festë që askush nuk e ndien më,” shkroi Mexhiti, duke shtuar se qytetarët e Çairit nuk harrojnë, as nuk falin.

Ai theksoi se çairasit janë ndjerë të ofenduar dhe të sulmuar, dhe se përgjigjja e tyre ndaj BDI-së ishte e qartë: bojkot dhe indiferencë ndaj një “uragani të imagjinuar” që po përpiqet të mbijetojë me “një grusht njerëzish të lidhur nga interesi apo frika nga drejtësia”.

Në fund, Mexhiti ironizoi edhe me vendin e zgjedhur për festën – SORAVIA – duke e quajtur simbolikë perfekte për luksin e shkëputur nga realiteti.

“Pa merak, veting do të ketë, edhe drejtësi do të ketë!” përfundon ai, duke lënë të kuptohet se llogaridhënia është e pashmangshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button