Nesër në Mynih luhet finalja e Ligës së Kampionëve, PSG-Inter

Në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, turneut më të rëndësishëm për klube në futbollin evropian, klubi italian Inter do të përballet nesër me ekipin francez, Paris Saint-Germain, raporton Anadolu.

Ndeshja finale do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih të Gjermanisë. Ndeshja do të fillojë në orën 21:00.

Referi kryesor i ndeshjes do të jetë Istvan Kovacs nga Federata Rumune e Futbollit. Ndihmës të tij do të jenë Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi nga i njëjti vend. Gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë portugezi, Joao Pedro Silva Pinheiro.

Dy klubet e njohura në futbollin evropian nuk janë përballur kurrë më parë me njëra-tjetrën në ndeshje zyrtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button