Gashi: Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut hapet për herë të parë ekspozita ‘Nga thesari i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se për herë të parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është hapur ekspozita “Nga thesari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, një ngjarje që shpalos pasurinë kulturore të Kuvendit dhe frymën e artit modern në vendin tonë.
“Për herë të parë në Kuvend hapëm ekspozitën “Nga thesari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, një ngjarje që shpalos pasurinë kulturore të Kuvendit dhe frymën e artit modern në vendin tonë. Në fjalën time, theksova gërshetimin e artit me konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin kulturor, duke u shprehur se kultivimi i artit është udhërrëfyes I sfidave të kohës. Si njeri nga që vjen nga kultura, është nder i madh që Kuvendi realizoi këtë ngjarje që pasqyron vlerat më të larta estetike të shoqërisë sonë, prandaj vlerësova kontributin e artistëve dhe atyre që e bënë të mundur këtë ekspozitë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.