VLEN sjell zhvillim konkret në Likovë: Ndërtohet fusha sportive në Ropalcë

Në fshatin Ropalcë ka nisur ndërtimi i një fushe sportive të hapur pranë Shkollës Fillore “Isen Shabani”, një projekt që pritet të sjellë përfitime të mëdha për të rinjtë, shkollën dhe gjithë komunitetin lokal, njoftuan nga VLEN.
Njoftimi i plotë:
Sot gjendemi në fshatin Ropalcë të Komunës së Likovës dhe kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju informojmë se pikërisht këtu po ndërtohet fusha sportive e hapur pranë Shkollës Fillore “Isen Shabani”. Ky projekt përbën investim të rëndësishëm për të rinjtë, për shkollën dhe për gjithë banorët e fshatit Ropalcë.
Kjo fushë sportive po ndërtohet me mjete të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të thirrjes së parë publike të me vlerë prej 5.098.115 denarësh.
Ky investim nuk është vetëm një hapësirë sportive – është një investim në të ardhmen, në shëndetin, edukimin dhe energjinë rinore të fshatit Ropalcë.
Për Qeverinë VLEN, barazia rajonale dhe zhvillimi i balancuar nuk janë vetëm fjalë, por janë orientim dhe angazhim konkret.