Japonia notë proteste Izraelit për hapjen e zjarrit ndaj diplomatëve në Bregun Perëndimor

Japonia i dërgoi notë proteste Izraelit për shkak të hapjes së zjarrit nga ushtria izraelite ndaj një delegacioni ambasadorësh dhe diplomatësh në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu.

Ministri i Jashtëm japonez, Takeshi Iwaya, në fjalimin para Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Asamblesë Kombëtare, reagoi ndaj ushtarëve izraelitë që hapën zjarr ndaj delegacionit diplomatik.

Ai tha se i dërguan notë të fortë proteste qeverisë izraelite. “Është vërtet për të ardhur keq që ka ndodhur një incident i tillë dhe që nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Iwaya.

Nota e protestës iu dorëzua ambasadorit të Izraelit në Tokio, Gilad Cohen, nga Toshihide Ando, drejtor i Përgjithshëm i Departamentit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën në Ministrinë e Jashtme të Japonisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit, Hayashi Yoshimasa Hayashi, në një konferencë për media tha: “Ne do t’i bëjmë thirrje fuqimisht palës izraelite të bëjë deklaratë të plotë dhe të parandalojë që (incidenti) të ndodhë përsëri”.

Ai theksoi se për fat të mirë askush, përfshirë japonezët, nuk u lëndua në incident. Hayashi tha se ata i kanë dërguar protestë palës izraelite dhe kanë kërkuar shpjegim.

Incidenti

Delegacioni ndaj të cilit ushtria izraelite hapi zjarr në qytetin e Jeninit përfshinte edhe diplomatë nga Konsullata e Përgjithshme Turke në Kuds.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite pretendohet se delegacioni diplomatik hyri në Jenin në mënyrë “të koordinuar”.

Në deklaratë pretendohet se në kuadër të koordinimit për delegacionin diplomatik ishte përcaktuar një rrugë e miratuar dhe se ata ishin udhëzuar të ndiqnin këtë rrugë sepse ishte një zonë aktive konflikti.

“Ushtarët izraelitë që shërbenin në zonë hapën zjarr paralajmërues për t’i larguar ata”, thuhet në deklaratën ku u bë e ditur se nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

Delegacioni përbëhej nga diplomatë nga më shumë se 30 vende, përfshirë Kinën dhe Indinë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button