Davkova pret takim me Radevin! “Austria ofrohet për ndërmjetësim”

Puna nuk është kryer derisa vende nga BE ofrohen për ndërmjetësim, mendon presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me deklaratën e kryetarit të Këshillit të BE-së, Antonio Koshta. Ai edhe pse tha se nuk ka hapësirë për negociata të reja, Siljanovska thotë se ka mënyra për të biseduar, duke zbuluar se ka oferta nga Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Unë, kuptohet, me ndihmën e z. Koshta, bashkë do të bisedojmë me z. Radev. Siç e dëgjuat, Austria u ofrua për ndërmjetësim në negociatat. Nëse puna është kryer, vendet e BE-së nuk do të ofroheshin për ndërmjetësim”, tha Gordana Siljanovska Davkova.
Ajo theksoi se duhet të sigurohen garanci që nuk janë jashtë kornizës negociuese, duke shtuar se përveç me Radevin, mund të negociojë edhe me kryeministrin bullgar, Rosen Zhelaskov. Sipas Davkovës, nëse vendet e Unionit thonë se vetoja është një qasje e keqe në procesin e zgjerimit, Maqedonia duhet të lëvizë në drejtim në shfuqizimit të vetos.
“Kjo mua më ngjan si vendim i fortë për të shfuqizuar dënimin me vdekje, që është i turpshëm, por thoni “le ta ekzekutojmë edhe këtë të akuzuar dhe pas kësaj, nuk do të ketë më dënim me vdekje”. Ne nuk mund të jemi dëm kolateral”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova.
Kryetari i Këshillit, Koshta, paraprakisht tha se nuk ka plan B dhe se duhet punuar për procesin e ndryshimeve kushtetuese. Koshta i ka thënë presidentes se edhe pse është jashtëzakonisht i shkëlqyeshëm propozimi për ndryshime me prapaveprim, i njëjti është refuzuar. Deri në fund të muajit, pritet që në Shkup të vijë përfaqësuesja e lartë e Unionit për politikë të jashtme, Kaja Kalas.