Fjalimi i Pendarovskit kritikohet ashpër nga pozita

Për disa nga partitë politike në Kuvend fjalimi i fundvitit i Presidentit adresoi çështjet më shqetësuese dhe problematike që karakterizuan vitin që lëmë pas, kurse për parti të tjera, Presidenti la pa përmendur gjërat më të rëndësishme.

VMRO-DPMNE e konsideroi fjalimin bosh.

“Ky ishte një fjalim bosh i mbushur me flluska, kryesisht i dedikuar për LSDM-në ku do të vendosin nëse Pendarovski do të jetë ose jo kandidat për President vitin e ardhshëm. Pajtohemi vetëm me një fakt në fjalimin e Pendarovskit dhe ajo është që ky ishte fjalimi i fundit i tij në Kuvendin e Maqedonisë. A do ta lëshojë Maqedoninë nëse nuk zgjidhet si President ashtu siç ka deklaruar në vitin 2019, e lëmë të jetë vendim i tij dhe i familjes së tij”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Opozita shqiptare tha se Presidenti la pa përmendur çështjen më të rëndësishme, moskompletimin e KSHZ-së, si një nga institucionet kyçe zgjedhore.

“Pritëm si opozitë shqiptare që Presidenti i shtetit sot këtë çështje do ta trajtojë sot në paraqitjen e tij në Kuvend për shkak se bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm kushtetues dhe jemi në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ne nuk e dëgjuam qëndrimin e presidentit të shtetit rreth kësaj çështje. Nëse ne hymë në zgjedhje pa kompletimin e KSHZ-së, ashtu siç është edhe komfor Kodit zgjedhor, vend që i takon opozitës shqiptare, atëherë porosia është shumë e qartë, është shumë negative, është shumë shqetësuese”, theksoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa, Lidhja Evropiane për Ndryshim, transmeton Alsat.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button