Arrestohet një fajdexhi në Kumanovë, do të pasojë kallëzim përkatës

Më 17.05.2025, në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria T.A. (55) nga Kumanova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar lista me debitorë, një fletore me të dhëna të disa personave dhe sende të tjera që dyshohet se janë të lidhura me veprën penale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.