Përkujtohet 77-vjetori i Nakba-s, zhvendosjes së madhe të palestinezëve me forcë në vitin 1948

Në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, u mbajtën aktivitete përkujtimore për të shënuar Ditën e Nakbës, raporton Anadolu.

Programi, i mbajtur në sheshin “Dam” dhe në Kishën Dominikane, përkujtoi ngjarjet e “Nakbës” (Katastrofës së Madhe), e cila rezultoi në zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve pas themelimit të Izraelit në vitin 1948.

Programi përkujtimor i mbajtur në 77-vjetorin e Nakbës përfundoi me mesazhe mbështetjeje për popullin palestinez.

Gjithashtu mijëra njerëz marshuan në New York për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës në 77-vjetorin e Nakbës, ku palestinezët u detyruan të emigronin. Gjatë marshimit, pati tensione midis protestuesve pro-palestinezë dhe pro-izraelitë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button