Një tërmet i fuqishëm godet Kinën, të paktën 111 të vdekur

Të paktën 111 persona humbën jetën si pasojë e tërmetit 6.2 ballë që goditi Kinën veriperëndimore, njoftoi të martën Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, transmeton Anadolu.

Nga tërmeti i fuqishëm jetën humbën 100 persona në provincën Gansu dhe 11 në provincën Qinghai, si u dëmtua infrastruktura e ujit, energjisë elektrike, transportit dhe infrastruktura e komunikimit, thuhet në raport.

Gjithashtu 96 persona u plagosën në Gansu dhe 124 në Qinghai.

Presidenti kinez, Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit dhe të merren të gjitha masat e duhura për njerëzit e prekur për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve.

Një ekip prej 580 personash nga brigada lokale e zjarrfikësve dhe njësitë e fatkeqësive u dërguan në rajon për përpjekjet e shpëtimit.

Dëshmitarët thanë se pas tërmetit, shumë shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë në rajon u dëmtuan dhe kishte ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në shumë fshatra.

Temperatura sot në rajon pritet të bie deri në minus 10 gradë Celsius.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button