Humb jetën i plagosuri në përleshjen e mbrëmshme në Shtip

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shtipit gjatë natës ka kryer inspektim në një kafene ku një person është privuar nga jeta me të shtëna nga armë zjarri. Sulmuesi dhe viktima janë identifikuar dhe bëhet fjalë për shtetas të huaj, informon Prokuroria.

“Nga vendngjarja janë marrë gëzhoja dhe gjurmë të tjera që do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi. Janë siguruar dhe shqyrtuar pamjet nga kamerat e sigurisë. Po ndërmerren edhe veprime të tjera për sigurimin e provave, ndërsa hetimet në vendngjarje do të vazhdojnë edhe sot”, thuhet nga MPB.

Prokurori publik gjatë natës ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime për gjetjen e autorit, i cili është në arrati.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button