Azizi: BDI hap profile false për të sulmuar VLEN-in!

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi thitë se BDI-ja përmes portaleve dhe idividëve që kontrollon bén propagandë kundér VLEN-it. Ai shton se çdo lajm nga portalet e BDI-së është mashtrim dhe shpifje.

Statusi i plotë i Azizit:

Të arratisurit e BDI-së, të mbetur të pa shpresë për të ardhmen e tyre politike, përpiqen që përmes disa portaleve individuale dhe fanpageve që i hapin në emër të VLEN, të bëjnë propagandë, duke shpifur për VLEN-in.

VLEN po konsolidohet dhe çdo vendim që marrin organet e VLEN-it do të ketë komunikatë zyrtare.

Çdo lajm nga portalet e BDI-së apo profileve që i mbajnë nën emrin dhe logon e VLEN-it apo BESA-s janë shpifje dhe mashtrime.

Tendenca e atyre për të ruajtur simpatizantët e tyre të cilët për çdo ditë po kalojnë në VLEN është aq amatere dhe e dështuar, saqë gjumi spo i merr!

Ju, vazhdoni merruni me propagandë, ne vazhdojmë ndryshimin edhe shumë më fuqishëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button