89 gazetarë të vrarë në Gaza për dy muaj, çdo ditë vritet nga një

Prej 7 tetorit kur forcat izraelite kanë nisur luftën në Gaza, janë vrarë 89 gazetarë, apo të paktën një gazetar në ditë, raporton Alfax.
Pavarësisht se ligji ndërkombëtar humanitar kategorizon targetimin e gazetarëve si një krim lufte, ushtria izraelite ka vazhduar me këtë aksion duke vrarë përpos gazetarve, edhe familjet e tyre, civilët.
Gazetarët nga Gaza nuk rrezikojnë vetëm jetën e tyre, por edhe familjet e tyre që shpesh janë cak i sulmeve dhe vrasjeve që kanë për qëllim censurën e gazetarëve. Ato shpesh janë pre e arrestimit, dhe kërcënohen që të mos dokumentojnë mizoritë e luftës izraelite.
Unioni i Gazetarëve Palestinezë ka raportuar 44 arrestime nga 7 tetori, dhe këto gazetarë janë ende nëpër burgjet izraelite.
Numri i gazetarëve të vrarë në Gaza nga Izraeli në vetëm afro dy muaj luftë kalon totalin e të gjithë konflikteve apo luftërave në botë.Alfax.



