LEN:Vendime për të gjithë të punësuarit me kontratë në 6 muajt e para të qeverisë!

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka dalë me njoftim për të gjithë të punësuarit në sektorin shtetëror se në vetëm gjashtë muajt e parë të ardhjes së tyre në pushtet, do të ndajnë vendimet për të gjithë. Në njoftimin e opozitës së bashkuar shkruan se qeveria e tanishme po bën presion ndaj administratës publike për ti votuar ata në zgjedhje.
“Jemi para jush, sot këtu, për ti dhënë zë shqetësimit të një numri të madh të të punësuarve nëpër institucionet e shtetit që vijnë deri tek ne, të cilët gjinden në presion të paparë të përditshëm nga krerët e institucioneve të cilët janë të emëruar politikisht, për të shkuar nëpër tubimet partiake të BDI, sikur edhe sot e kësaj dite, pagën që me shumë mund e fitojnë, tia kenë borxh të fortëve të partisë në pushtet. Sikur mos të mjaftojë kjo, qeveria e korruptuar në ikje sjell vendime shtesë për të vazhduar terrorin psikologjik ndaj të punësuarve në administratën shtetërore. Presioni më i ri vjen përmes paralajmërimit të trajnimeve dhe testimeve rigoroze ndaj administratorëve, gojarisht dhe me shkrim, ku ata që do të dështojnë do të largohen nga puna.
Të nderuar qytetarë, natyrisht që ne jemi për avancimin e diturive të të punësuarve, trajnimin e tyre, por këto vendime, tani, paraqesin vetëm presion për nëpunësit administrativ. Këto lloj vendimesh, para zgjedhjeve, nuk janë asgjë më shumë se edhe një mekanizëm komunist për të shantazhuar, kushtëzuar e frikësuar të gjithë të punësuarit në administratën e shtetit. Fatkeqsisht, kësaj shtrese, që u mohoet përparimi në karrierë duke i mbajtur me dekada bashkëpunëtorë të rinj, përpos problemeve të mëdha me inflacionin dhe varfërrimin e popullatës, tanimë po u vëndohet edhe një ngarkesë shtesë, edhe një kërcënim shtesë, QË NËSE NUK MENDOJNË DHE NUK BËJNË SIÇ THOTË PARTIA, DO I LARGOJNË EDHE NGA PUNA, DO UA NDALOJNË EDHE RROGËN QË E DËRGOJNË NË SHTËPI PËR FËMIJËT DHE FAMILJET E TYRE, DUKE RIKTHYER DIFERENCIMIN POLITIK SI NË KOHËN E KOMUNIZMIT!”, shkruan në njoftimin e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.
Opozita maqedonase akuzon se metoda e frikësimit të administratorëve është sikur e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Të nderuar qytetarë, në gjithë këtë katrahurë ka edhe një të mirë. Ora e çlirimit nga këto pushtetarë të korruptuar e nga kjo diktaturë po vjen! Me ardhjen në pushtet të Lidhjes Europiane për Ndryshim këto dukuri do tia lëmë së shkuarës! Ne bashkarisht me ju do ta bëjmë ndyshimin. Ne do të bëjmë çmos që ti avancojmë dhe mbrojmë administratorët, që të ushtrojnë profesionet dhe punën e tyre me dinnjitet dhe lirshëm, absolutisht pavarësisht bindjeve politike e ideologjike, ndërsa për të punësuarit me kontratë në vepër, do të angazhohemi që brenda 6 muajve të marrin vendimet e shumëpritura të punës”, shtojnë nga LEN.



