Po performonte live, këngëtari rrëzohet papritur dhe vdes në skenë

Këngëtari brazilian i gospel-it Pedro Henrique vdiq pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance të mërkurën.
30-vjeçari po performonte këngën e tij ‘Vai Ser Tão Lindo’ në një ngjarje fetare që po transmetohej në internet, kur ai papritmas ra.
Të pranishmit nxituan menjëherë për të ndihmuar këngëtarin, ndërsa turma e shikonte të tronditur.
Henrique u dërgua në një klinikë aty pranë, ku u konfirmua i vdekur.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, këngëtari kishte pësuar një atak masiv në zemër.
Ngjarja ndodhi në qytetin verilindor të Feira de Santana.
Henrique filloi të këndonte në moshën 3 vjeçare dhe filloi të performonte profesionalisht në vitin 2015 pasi postoi disa këngë në kanalin e tij në YouTube.
Ai iu bashkua një grupi lokal dhe publikoi një album, ‘Grande é o Senhor,’ gjatë tre viteve të tij me grupin.
Henrique u largua nga grupi në vitin 2019 dhe filloi një karrierë solo, duke publikuar këngën e tij të parë, ‘Não Falhou.’EuronewsAlbania.



