Palestinezët në Gaza i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të “ndalë gjakderdhjen”

Një sulm ajror i vetëm izraelit në zonën Khan Younis në jug të Gazës ka vrarë më shumë se 20 persona, sipas një burimi mjekësor në Spitalin Nasser.

“Shtëpia e gjyshit tim u bombardua … pa asnjë paralajmërim,” tha Ahmed al-Aqqad, familja e të cilit ishte pronare e ndërtesës.

“Mund të ketë ende trupa nën rrënoja, por nuk mund t’i nxjerrim për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme,” shtoi ai.

“U bëjmë thirrje të gjithë botës të bashkohet për të ndalur gjakderdhjen,” tha i afërmi i tij, Diaa al-Aqqad.

Më herët u raportua se të paktën 38 palestinezë janë vrarë në të gjithë Gazën që nga agimi nga bombardimet izraelite, ku të paktën 30 prej tyre në jug. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button