Gashi: Kisha nderin të mirëpres në Kuvend, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka pritur në Kuvend, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Marcos Perestrellon.

Njoftimi i plotë i Gashit:

Në një moment të rëndësishëm e në një ditë simbolike, kisha nderin të mirëpres në Kuvend, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Marcos Perestrellon.

Ky takim, që përkon me 76-vjetorin e themelimit të NATO-s dhe 70-vjetorin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shënon hapjen zyrtare të Mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të këtij institucioni. Kjo ishte një mundësi e përkryer për të kremtuar 5 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, si dhe për të shprehur angazhimin e palëkundur për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm, ndërsa diskutuam për sfidat globale të sigurisë dhe vlerave demokratike, që janë përkushtimi jonë i përbashkët.

Takimi i sotëm dhe ngjarja që do të zhvillohet në kuadër të kësaj mbledhje të rregullt vjetore, dëshmon parteritetin e besueshëm dhe vendosmërinë tonë ndaj vlerave euroatlantike për një të ardhme të sigurtë e të qëndrueshme për qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button