Imërlije Saliu: LSDM s’më tremb dot, kauza kombëtare dhe statusi i pjestarëve të UÇK-së janë mbi gjithçka!

Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu i është përgjigjur kërcënimeve të LSDM-së për padi, pasi nuk pranoi që në rend dite të futet Ligji i Branitellave. Saliu ka thënë se asgjë nuk është më e madhe se kauzat kombëtare, prandaj nga LSDM-ja le të veprojnë si të dëshirojnë.
Reagimi i plotë i deputetes Saliu:
Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në mend.
Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim ligji i Branitellave.
E gjithë kjo ndodhi sot, ku sipas dispozitave të Rregullores e ngarkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhoqa me mbledhjen e Komisionit për Punë Sociale, Rini e Demografi.
Arsyeja e kësaj ishte që, në mungesë të kryetarit të komisionit, ta zhbllokojmë Ligjin e pensioneve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kategorinë më të nderuar të qytetarëve tanë.
E prirë nga ky detyrim, e pranova këtë detyrë dhe e kreva konform Rregullores, duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e çoroditur ta kthejë temën e”Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon.
Vazhdojmë me konsistencë, përkushtim e përgjegjësi.