“Hesht, burrë i vogël”/ Kryeministri polak Tusk reagon pas fyerjeve të Musk ndaj ministrit të tij

Një debat i ashpër shpërtheu në platformën X, mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, miliarderit të teknologjisë Elon Musk dhe ministrit të Jashtëm polak, Radosłaë Sikorski, mbi përdorimin e sistemit satelitor Starlink të Musk në Ukrainë.

Polemika nisi pas një postimi të Musk, ku ai sugjeroi mundësinë e fikjes së sistemit Starlink që ofron shërbime interneti me shpejtësi të lartë në zonat e luftës. Sikorski komentoi duke theksuar se një ndalim i mundshëm i këtij shërbimi do të detyronte Ukrainën të kërkonte furnizues të tjerë, duke shtuar se Polonia ka investuar gjysmën e shumës për 42,000 terminale Starlink, që kanë një vlerë prej 50 milionë dollarësh në vit.

Sikorski e paralajmëroi se, nëse SpaceX, kompania e Musk, do të bëhej një ofrues jo i besueshëm, Polonia do të ishte e detyruar të kërkonte mundësi të tjera. Kjo shkaktoi një kundërpërgjigje të fortë nga Rubio, i cili refuzoi të pranonte idenë se Musk mund të fikte sistemin, duke i thënë Sikorskit të jetë mirënjohës për shërbimin.

Polemika arriti kulmin me Musk që e quajti Sikorskin “një burrë të vogël”, duke reaguar ashpër ndaj kritikave të tij. “Hesht, njeri i vogël. Ti paguan një pjesë të vogël të kostos. Dhe nuk ka asnjë zëvendësim për Starlink,” shkroi Musk.

Reagimet nga Polonia ishin gjithashtu të ashpra, me partinë konservatore për Ligj dhe Drejtësisë (PiS) që kritikoni ministrin Sikorski për komentet ndaj Shteteve të Bashkuara. Ish-ministri Michał Ëójcik dhe ish-zëvendësministri Paëeł Jabłoński sugjeruan që Sikorski të heqë postimin e tij në Tëitter, duke theksuar se kjo mund të çonte në humbjen e mbështetjes amerikane për Poloninë.

Në mbrojtje të Sikorskit doli Kryeministri polak, Donald Tusk, i cili e përgëzoi ministrin për “shpjegimin me qetësi” të qëndrimeve polake dhe kritikoi opozitën për reagimin e tyre të tepruar. Tusk shkroi në X se, “Udhëheqja e vërtetë do të thotë respekt për partnerët dhe aleatët, përfshirë ata më të vegjël dhe më të dobët.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button