Aksident ajror në SHBA, avioni rrëzohet dhe bie mbi makina! Pesë persona përfundojnë në spital

Një aeroplan i vogël me pesë persona në bord u rrëzua pasditen e së dielës në një vend parkimi pranë aeroportit Lancaster, Pensilvani, SHBA.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se incidenti ndodhi rreth orës 15:00 në Lancaster.

Pesë pasagjerët e avionit i mbijetuan përplasjes dhe u dërguan në spitalet lokale, tha shefi i zjarrfikësve të Manheim Township Scott Little në një konferencë për shtyp.

Për fat të mirë avioni nuk u përplas me asnjë ndërtesë gjatë rrëzimit, i cili ndodhi menjëherë pas ngritjes.

Autoritetet po punojnë për rrethanat e plota të aksidentit ajror.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button