Shtetasi i Maqedonisë gjendet i vdekur në kompaninë e tij në ShBA

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Dane Koteski (48) është gjetur i vdekur në hapësirat e kompanisë së tij në Illinois – SHBA pasi paraprakisht kishte shpërthyer zjarr në hapësirat e kompanisë.
Policia ka arrestuar një mashkull, shofer i cili më parë kishte punuar te Koteski, nën dyshimin se ka lidhje me rastin, përcjell TV21.
Trupi i pajetë i Koteskit është gjetur pasi të mërkurën ishte denoncuar zjarri në hapësirat e kompanisë së tij, në Krestvud. Kur policia ka arritur në kompaninë ATC Traklloud, nga hapësirat dilte tym. Pasi zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, në katin e dytë të ndërtesës është gjetur trupi mashkull.
I dyshuari për rastin është identifikuar dhe është konstatuar se bëhet fjalë për shoferin i cili ka punuar te kompania e Koteskit. Dyshohet se bëhet fjalë për rast të izoluar, i orientuar ekskluzivisht vetëm ndaj viktimës.
I dyshuari është kapur, ndërkaq trupi i Kosteskit është dërguar për obduksion.
Nga ana tjetër, në GoFundMe ka nisur fushatë për grumbullimin e mjeteve humanitare për ta ndihmuar familjen e Koteskit, i cili pas vete la birin, nënën dhe motrën.