Cristiano Ronaldo nuk ndalet, tani ka shënuar po aq gola se para se t’i bënte 30 vjet

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 926-të në karrierë në barazimin 2-2 të Al Nassr kundër Al Shabab të premten mbrëma.
Legjenda portugeze ka shënuar 26 gola dhe katër asistime pas 30 ndeshjeve me Al Nassr këtë edicion.
Megjithatë, me golin e shënuar së fundmi, Ronaldo ka barazuar kështu rekordin e tij të golave para se të mbushte 30.
Ronaldo tani ka njësoj gola, 463 sosh, si para moshës 30-vjeçare, si pas moshës 30-vjeçare deri tani.
Pavarësisht formës së Ronaldos, Al Nassr vazhdon të luftojë. Ata nuk arritën të mposhtin Al Shabab, duke barazuar 2-2.
Al-Nassr tani ndodhet në vendin e katërt në renditjen e Superligës së Arabisë Saudite, 10 pikë prapa liderit Al Ittihad.