Murtezani: Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e skemave të pagesave SEPA!

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan MUrtezani njoftoi se RMV-ja është bërë pjesë e pagesave SEPA që mundësojnë transaksione më të shpejta dhe më të sigurta.
Njoftimi i plotë i Murtezanit:
Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e skemave të pagesave SEPA! Kjo do të thotë transaksione më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase në euro në të gjithë Evropën, që është hap i rëndësishëm drejt integrimit të mëtejshëm financiar me BE-në. 🇪🇺
Qasja në SEPA paraqet moment të rëndësishëm në agjendën evropiane të vendit tonë, duke sjellë përfitime për qytetarët, bizneset dhe sektorin financiar.