Mexhiti: Pata kënaqësinë të takoj përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka takuar dje përfaqësuesit e Këshillit Shqiptaro-Amerikan.

Statusi i Mexhitit në Facebook:

Sot pata kënaqësinë të takoj përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, një zë i rëndësishëm i çështjeve shqiptare në institucionet më të larta amerikane ndër vite, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj.

Diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike, sfidat globale të sigurisë dhe rolin e shqiptarëve në këto procese. I informova për prioritetet dhe projektet e Qeverisë së re, si dhe ndamë pikëpamjet mbi sfidat që kemi përpara. U dakorduam për ndërtimin e një strategjie të bashkërenduar për të forcuar më tej pozicionin dhe interesat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Partneriteti me SHBA-në mbetet jetik për të ardhmen tonë, dhe bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë strategjikë është çelësi për të adresuar sfidat dhe mundësitë e kohës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button