GAK nesër do të vendosë për negociatat me RMV dhe Shqipërinë

Këshilli për punë të përgjithshme i BE-së (GAK) në mbledhjen e nesërme duhet t’i miratojë konkludimet për zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit lidhur me Pakon e raporteve të Komisionit evropian për përparimin e kandidatëve për anëtarësim, në suaza të të cilave duhet të zgjidhet edhe për caktimin e konferencave të dyta ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, informuan burime në Këshillin e Evropës.

Burimet e njejta theksojnë se siç përmendi kohë më parë edhe kreu i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, Unioni dëshiron t’i shohë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si përparojnë së bashku në rrugën evropiane, por megjithatë lidhur me terminet për konferenca ndërqeveritare më shumë hollësi do të dihen pas mbledhjes së nesërme të GAK-së.

Në Pakon e raporteve për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në rrugën drejt BE-së, të publikuar në tetor, në pjesën për vendin ishte cekur se autoritetet e vendit tonë vazhdimisht theksojnë se inkuadrimi në Union mbetet qëllim i tyre strategjik.

“Maqedonia e Veriut vazhdoi tërësisht të harmonizohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, ndërsa vendi, gjithashtu, arriti edhe përparim të caktuar në fushën e drejtësisëm lirisë dhe sigurisë, përfshirë edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimit me emigracionin.

Si vend i cili negocion për anëtarësim, siç theksoi KE në Raport, Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat lidhur me afrimin drejt BE-së, përfshirë edhe në sferën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në administratën publike dhe menaxhimin me financat publike dhe furnizimet publike.

“Maqedonia e Veriut u obligua t’i fillojë dhe t’i zbatojë ndryshimet relevante kushtetuese si çështje prioritare, me qëllim që t’i përfshijë (në Kushtetutë) qytetarët të cilët janë pjesë e bashkësive të tjera. Procesi i skriningut përparoi pa pengesa, ndërsa autoritetet treguan nivel të lartë të përkushtimit. Komisioni në korrik i parashtroi Këshillit raportin nga skriningu për ‘klasterin themelor’ për Maqedoninë e Veriut dhe shpreson se miratimi i tij i shpejtë, me qëllim që të hapen negociatat për këtë klaster deri në fund të vitit”, ceket në Raport.

Ndërkohë, vendi mori ftesë nga KE-ja që t’i përgatisë udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës, reformat në administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe Planin e Aksionit për mbrojtjen e pjesëtarëve tëbashkësive joshukmicë, si kusht për hapjen e negociatave rreth klasterit të parë, të cialt priten të përpunohen dhe parashtrohen Komisionit evropian deri në fund të muajit.

Përndryshe, në kuadër të Pakos së raporteve për zgjerim ishte dhënë vlerësim i hollësishëm për gjendjen dhe përparimin e arritur në vendet kandidate për anëtarësim dhe Eurokomisioni propozoi hapje të negociatave inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë dhe ndarje të statusit të vendit kandidat për anëtarësim të Gjeorgjisë, përderisa lidhur me BeH-në u rekomandua fillim i negociatave për inkaudrim, pasi që shteti do ta arrijë shkallën e nevojshme të harmonizimit me kiteret për anëtarësim.

Këshilli për punë të përgjithshme gjatë ditës së nesërme do të duhet t’i miratojë edhe konkludimet për evaluimin e dialogut vjetor për sundim të së drejtës, si dhe për menaxhimin me ndryshimet demografike në Evropë.

Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohet edhe kërkesa e Spanjës për ndryshim të Rregullativës 1/1958 të unionit me çka gjuha katalonase, baske dhe gale do të njihen si gjuhë zyrtare në BE, ndërsa plotësisht kryesimi aktual spanjoll dhe i ardhshëm belg me bllokun do ta prezantojnë udhërrëfyesin për aktivitetet e institucioneve evropiane për vitin 2024. Top24

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button