Spasovski për vrasjen e Vanjës: Hetimi nuk zhvillohet nëpër media!

Ende nuk dihet nëse ka të dyshuar shtesë në rastin e vrasjes së dyfishtë dhe nëpër cilët rrugë ka lëvizur makina me të cilën është kidnapuar e mitura tashmë e ndjerë Vanja, përcjell TV21 Ndonëse u pyet, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, mohoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve pasi që siç tha, kjo do të dëmtonte hetimin. Të gjitha të dhënat janë në Prokurorinë publike themelore dhe hetimi zhvillohet atje, shtoi ai, duke mos ndarë informacione as për zvarritjen e mundshme të ekstradimit të të dyshuarit kryesor në këtë rast Lupço Palevski – Pallço.
“Me dorëzimin e padive penale procedura e plotë e hetimit shkon në PPTh dhe të gjitha këto detaje shyqrtohen në PPTh, mbi bazë të mbledhjes së të dhënave ose mbi bazë të asaj që do të mbledh PPTh. Kështu që unë nuk mund të ndaj më informacione dhe kjo nuk është mirë për hetimin, sepse hetimi nuk zhvillohet nëpër media por në PPTh”, tha Oliver Spasovski – ministër i Brendshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button