SHBA, të shtëna gjatë festimeve të tifozëve në Philadelphia, plagosen tre persona

Dhjetëra mijëra tifozë të klubit Philadelphia Eagles u mblodhën për të festuar fitoren e ekipit në Super Bowl, raporton Anadolu.
Por festa mori një kthesë tragjike kur tre persona u qëlluan në lagjen Spring Garden, sipas njoftimeve të policisë.
Gjendja dhe identiteti i tyre ende nuk janë bërë të ditur.
Incidenti ndodhi pranë kryqëzimit të rrugëve 23 dhe Spring Garden, teksa turma masive u mblodhën për festimet.
Tifozët u mblodhën në zemër të qytetit, të veshur me të gjelbër, për të festuar performancën dominuese të ekipit të tyre ndaj Kansas City Chiefs.
Eagles të dielën fituan titullin e tyre të dytë në Super Bowl në tetë vjet, duke mposhtur Kansas City Chiefs me rezultat 40-22 në Superdome në New Orleans. Kjo fitore forcoi vendin e tyre në histori dhe ndezi një valë festimesh në të gjithë Philadelphia-n.