Disa persona janë helmuar me klor në një pishinë hoteli në Ohër

Disa persona që kanë shfrytëzuar pishinën e mbyllur të hotelit në një hotel në bregun e liqenit të Ohrit kanë shfaqur shenja të helmimit me klor. Ngjarja dje në orën 19:55 është raportuar në SPB Ohër.

“Njëkohësisht në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër janë dërguar M.R.(24), A.B.(19), të dy nga Ohri, J.A.(45) dhe A.P.(37) nga Shkupi, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm në Srugë janë dërguar GJ.A.(42) dhe dy të mitur, të gjithë nga Shkupi. Për rastin janë njoftuar prokurori publik, përfaqësues të inspeksionit sanitar dhe shëndetësor, Qendra për Shëndet Publik dhe Inspektorati i i Punës, ndërsa nëpunësit policorë nga SPB Ohër” thuhet në kumtesën e SPB Ohër, duke shtuar se rasti është duke u zbardhur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button