Murtezani uron VV-në për fitoren: Kosova dhe RMV do ecin bashkë drejt një të ardhme të ndritur

Ministri për Cështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka uruar VV dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
“Urime për fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj! Ky është një moment triumfi për vullnetin e popullit dhe një dëshmi e forcës së demokracisë në Kosovë.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të ecin bashkë, duke forcuar lidhjet vëllazërore dhe ndërtuar një të ardhme edhe më të ndritur!”, ka shkruar ministri Murtezani.



