KQZ-ja jashtë sistemit, Radoniqi: Të dhënat do t’i mbledhim manualisht, mospublikimi nuk ndikon në rezultat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka më shumë se dy orë që është jashtë sistemit që shfaq rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Fillimisht në uebfaqen e KQZ-së u paraqitën si të numëruara më shumë se 23 për qind të votave, e më pas edhe mbi 50, por që ka pasur mospërputhje të votave të përgjithshme të paraqitura, me ato nëpër komuna të caktuara.
Për këtë çështje ka folur edhe kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi.



