Taravari: Nuk shoh asgjë të keqe për ta përkrahur Talat Xhaferin për kryeministër

Nominimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik të vendit e ka komentuar sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, raporton Alfax.
Taravari tha se e mbështesin këtë hap pasi që është në frymën e marrëveshjes ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së që nga formimi i qeverisë aktuale.
“Në parim ne nuk shohim asgjë të keqe për ta mbështetur dhe për ta përkrahur, jo Talat Xhaferin, por cilido qoftë shqiptar që do të ishte”, deklaroi Taravari. /Alfax/



