Aksident tragjik në Meksikë/ Përmbyset autobusi me 48 pasagjerë, disa viktima

Një autobus është përfshirë në një aksident rrugor i cili ka ndodhur në Meksikën jugore, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Autobusi në të cilin ndodheshin 48 persona, është përplasur me një kamion duke shkaktuar vdekjen e 41 pasagjerëve dhe dy nga drejtuesit e automjeteve.

Imazhet e transmetuara treguan  se autobusi u dogj plotësisht pasi u përfshi nga flakët pas përplasjes.

“Tours Acosta shpreh dhimbje për atë që ndodhi”, tha kompania në një postim në Facebook, duke shtuar se po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button