Gjenden 7 trupa të tjerë nën rrënoja në Gaza, numri i të vdekurve shkon në 48.189

Mjekët palestinezë dhe ekipet e shpëtimit kanë gjetur shtatë trupa të tjerë nga rrënojat në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 në 48.189, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ministria tha se numri përfshin një person që është vrarë nga të shtënat e ushtrisë izraelite.
Sipas ministrisë, dy të plagosur janë shtruar në spitale gjithashtu në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të plagosurve në 111.640 nga sulmet izraelite.
“Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, tha ministria.
Një marrëveshje armëpushimi ka qenë në fuqi në Gaza që nga 19 janari, duke ndalur luftën izraelite që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe e ka lënë enklavën palestineze në gërmadha.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti në nëntor të vitit të kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.