Prokuroria Publike për aksionin në MPB: Kontrolle në 16 lokacione për keqpërdorime nga të punësuar në polici
Nga Prokuroria theksojnë se për momentin nuk mund të japin më shumë detaje, duke pasur parasysh fazën në të cilën ndodhet procedura.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po zhvillon një procedurë paraprake në një çështje që lidhet me keqpërdorim dhe marrëveshje ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe të punësuarve në Departamentin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB, në lidhje me një prokurim publik të kryer në polici. Për këtë sot ka informuar Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, me urdhërin e së cilës po zhvillohet procedura paraprake.
Me kërkesë të prokurorit publik, deri më tani janë kryer kontrolle në 16 lokacione.
“Duke pasur parasysh fazën në të cilën ndodhet procedura, nuk jemi në gjendje të ndajmë më shumë detaje për momentin”, informojnë nga PTHP Shkup.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga disa media, aksioni policor në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga mëngjesi i sotëm lidhet me një hetim mbi dyshimet për keqpërdorim të tenderëve për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare.