Krime kundër emigrantëve/ Shtohen rastet në Gjermani, mes të plagosurve edhe fëmijët

Krimet e motivuara politikisht kundër refugjatëve kanë pësuar një rritje te ndjeshme në Gjermani.

Sipas të dhënave të Berlinit zyrtar, në vitin 2024 u shënua një shtim domethënës i krimeve të tilla kundër qendrave të strehimit të refugjatëve krahasuar me vitin 2023, apo edhe personave që jetojnë në qendra për azilkërkuesit. Shifrat e publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane me kërkesë të partisë E Majta, tregojnë se në 2023-shin kishte pasur 167 sulme me motivim politik ndaj banesave të refugjatëve, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër u rrit në 218. 28 nga sulmet e kryera në vitin 2024 u klasifikuan si vepra të dhunshme.

Të dhënat e ministrisë tregojnë se prej sulmeve u plagosën 14 vetë, mes tyre një fëmijë. “Numri i fyerjeve, kërcënimeve dhe sulmeve ndaj refugjatët kanë qenë shqetësuese për vite me radhë,” tha në Bundestag zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e partisë E Majta, Klara Bynger.

Ajo nënvizoi se është skandaloze që kjo situatë po tolerohet nga një pjesë e madhe e politikanes dhe publikut, të cilët, siç tha Bynger, e pranojnë këtë situatë duke ngritur thjesht supet.

Gjermania, dikur një model i pritjes së refugjatëve me një milionë të tillë të akomoduar në 2015-tën nën qeverisjen e Angela Merkelit, tani po shfaqet shumë më skeptike ndaj tyre duke rikthyer së fundi edhe kontrollet në kufi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button