Mijëra njerëz vazhdojnë të ikin nga Santorini të tronditur nga aktiviteti i vazhdueshëm sizmik
Mijëra njerëz vazhdojnë të largohen nga ishulli grek Santorini në Detin Egje, të tronditur nga aktiviteti i vazhdueshëm sizmik, transmeton Anadolu.
Derisa shumë njerëz të shqetësuar për lëkundjet u larguan nga ishulli me traget ose aeroplan, ata që qëndruan janë në gatishmëri.
Duke cituar agjencinë lokale të udhëtimit në portin e ishullit grek, transmetuesi publik ERT raportoi se që nga nisja e lëkundjeve javën e kaluar rreth 6 mijë njerëz, përfshirë banorë dhe turistë, janë larguar nga ishulli, duke shënuar një nga tërheqjet më të larta të turistike të Greqisë.
Transmetuesi grek tha se mbi 500 lëkundje, më të mëdhatë në pothuajse 5 shkallë Rihter, kanë ndodhur nga mesdita e ditës së djeshme.
Më herët, gjeologu drejtues i zhvillimeve në ishull, Efthymios Lekkas, tha se “gjëja pozitive do të ishte që të ndodhte një tërmet me magnitudë 5 deri në 5,5 ballë, i cili nuk do të shkaktonte asnjë problem apo dëmtim, në mënyrë që të fillonte lehtësimi gradual i fenomenit”.
Shefi hulumtues i Institutit Gjeodinamik, Athanasios Ganas, gjithashtu tha se skenari i grupimeve po forcohet, që siç tha ai, do të thotë se “nuk do të kemi një tërmet më të madh”.
“Që do të thotë se skenari i pafavorshëm po kalon ngadalë në prioritetin e dytë për sa i përket probabilitetit”, shtoi ai.