‘Ne nuk po shkojmë askund’: Banorët e Gazës reagojnë ndaj planit të Trampit

Ndërsa dënonime të shumta po vërshojnë mbi propozimin e Trumpit për të dëbuar palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur nën kontrollin e SHBA-së, palestinezët në enklavë po përgjigjen me sfidë.

“Nuk do të largohemi nga vendet tona, nuk do të lejojmë një Nakba të dytë,” tha për agjencinë e lajmeve Reuters Um Tamer, një 65-vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve në qytetin e Gazës. “Ne i kemi rritur fëmijët tanë duke i mësuar se nuk mund ta lënë shtëpinë e tyre dhe nuk mund të lejojnë një Nakba të dytë.”

“[Trump] është i çmendur,” shtoi ajo. “Nuk u larguam nga Gaza as nën bombardime dhe urinë, si mendon ai të na dëbojë? Ne nuk po shkojmë askund.”

Samir Abu Basel, baba i pesë fëmijëve, gjithashtu nga qyteti i Gazës, i tha Reuters-it: “Trump mund të shkojë në ferr, bashkë me idetë, paratë dhe bindjet e tij.”

“Ne nuk po shkojmë askund,” përsëriti ai. “Ne nuk jemi disa nga asetet e tij.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button