Murtezani në Bruksel: Takim me kryetarin e KESE Oliver Ropke

Ministri i Çëshjeve Evropiane, Orhan Murtezani gjatë vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar takim me kryetarin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Ropke.

Njoftimi i plotë i ministrit Murtezani:

Integrimi evropian nuk është vetëm proces institucional, por transformim që kërkon pjesëmarrje aktive të të gjitha segmenteve të shoqërisë.

Në takimin me Kryetarin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Ropke, diskutuam rëndësinë e sektorit të shoqërisë civile, sindikatave dhe odave ekonomike në këtë proces.

Maqedonia e Veriut tashmë ka mekanizëm për përfshirjen e shoqërisë civile, por nevojitet bashkëpunim më konkret me institucionet evropiane për përforcimin e mëtejshëm të këtij procesi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button