Aksion policor në Maqedoni, kundër prodhimit të parave të falsifikuara

Ministria e Brendshme nëpërmjet Byrosë së Sigurisë Publike po kryen aksion për zbulimin e parave të falsifikuara.

Sipas informacioneve jozyrtare, në operacion janë përfshirë ekipe policore nga disa qytete në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë parë edhe pjesëtarë të Europolit dhe Interpolit të cilët bashkëpunojnë me policinë tonë.
Aktivitetet janë fokusuar në kapjen e eurove të falsifikuara dhe zbulimin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar që vepron në disa vende.

Hetimi përfshin edhe zbulimin e mundshëm të vendeve për shtypjen e parave të falsifikuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button