Turqia dënon vrasjen e tre shtetasve të saj në një sulm ajror nga Izraeli

Është mësuar se tre shtetas të Republikës së Turqisë, me të cilët ishte humbur kontakti gjatë përpjekjes për të kaluar ilegalisht nga Libani në Izrael, kanë humbur jetën në një sulm ajror të kryer nga Izraeli.
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen duke e dënuar atë.
“Urojmë që ata të mëshirohen nga Zoti dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e tyre. Ne e dënojmë me forcën më të madhe këtë sulm të paligjshëm që çoi në vdekjen e qytetarëve tanë. Siç kemi theksuar në çdo rast, Izraeli duhet t’i japë fund menjëherë politikave të tij agresive, të cilat shpërfillin jetën njerëzore dhe rrisin tensionet në rajonin tonë.”, thuhet në njoftimin e MPJ-së turke.
Në deklaratë u bë e ditur gjithashtu se po kryhen procedurat e nevojshme për sjelljen e trupave të Sezer Özdemir, Hüseyin Kaya dhe Çınar Alp Baydenk në Turqi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button