Ushtria izraelite vret 10 palestinezë në Breghun Perëndimor, ministri izraelit: Do të vazhdojmë sulmet
Izraeli ka filluar operacionet ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar ku ka vrarë dhjetë palestinezë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se do të vazhdojnë sulmet në kampin e refugjatëve Xhenin në Bregun Perëndimor.
Izraeli i kryen këto sulme duke pretenduar se qëllimi është “eliminimi i terroristëve” dhe dhjetë palestinezë janë vrarë gjatë bastisjeve aktuale.
Ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë Shin Bet njoftuan dje se në koordinim me policinë kufitare kanë nisur një operacion të quajtur “Muri i Hekurt”.
Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi thotë se janë të rrezikshme operacionet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor.
Ai paralajmëroi se bastisjet e vazhdueshme mund të destabilizojnë sigurinë në rajon.
Pas arritjes së armëpushimit në Gaza, duket se Izraeli po e zhvendos gjenocidin në Bregun Perëndimor të pushtuar.